Kurti nderon viktimat dhe të mbijetuarit e dhūnës seksūale gjatë lūftës
Me homazhe te memoriali Heroinat, kryeministri Albin Kurti përkujtoi viktimat e dhunës seksuale, si dhe nderoi të mbijetuarat e të mbijetuarit për forcën e tyre të pashembullt.
Kurti, sipas njoftimit të Kryeministrisë të premten, së bashku ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vendosën lule para memorialit, i cili përkujton mijëra gra dhe vajza, burra dhe djem, viktima e të mbijetuar të dhunës seksuale, që është përdorur si armë lufte nga forcat e okupatorit serb në luftën e fundit në Kosovë.
“Në homazhe morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, drejtuesja e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës në Kosovë, Leonora Selmani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve”, thuhet në njoftim.
Në mbledhjen e 138-të, të mbajtur më 12 prill 2023, Qeveria e Kosovës me propozim të presidentes Vjosa Osmani, ka shpallur 14 Prill si Ditë Memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Rruga Press