Bota

Forcat ajrore të vendeve nordike krijuan aleancë të mbrojtjes kundër kèrcènìmìt rus

Komandantët e Forcave Ajrore nga Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka kanë nënshkruar një letër, me qëllim krijimin e një mbrojtjeje ajrore të unifikuar që synon të përballet me kërcënimin në rritje nga Rusia.

Synimi është që vendet të jenë në gjendje të operojnë së bashku bazuar në mënyrat tashmë të njohura të operimit nën NATO.

Lexo më shumë  Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit

Lëvizja për të integruar forcat ajrore u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, tha për Reuters komandanti i forcave ajrore daneze, gjeneralmajor Jan Dam.

“Flota jonë e kombinuar mund të krahasohet me një vend të madh evropian,” theksoi Dam.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me aleancën ushtarake transatlantike vitin e kaluar. Por procesi është penguar nga Turqia, e cila së bashku me Hungarinë ende nuk i kanë ratifikuar anëtarësimet.

Lexo më shumë  Gjermania do të dislokojë njësi detare në Mesdhe para një misioni të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *