Helmohet me metale të rënda kancerogjene politikania opozitare ruse
Një politikane e opozitës ruse është helmua nga kripërat e metaleve të rënda. Lajmi i publikuar nga agjencia ruse “Sota”, saktëson se Elvira Vikhareva është helmuar disa muaj më parë.
Ajo kreu analizat laboratorike pas shfaqjes së simptomave të para në nëntor. Vikhareva u tha gazetarëve se filloi të përjetonte dhimbje të forta në stomak, rritje të rrahjeve të zemrës, mpirje, spazma muskulore, të fikët dhe rënie të flokëve.
Rezultatet e testeve laboratorike mjekësore të Vikharevas treguan se në gjakun e saj u gjet dikromat kaliumi, një substancë kancerogjene shumë toksike.
Në fillim të dhjetorit 2022, përqendrimi i tij në gjakun e saj ishte 2.3 mg, duke rënë në 1.6 mg në shkurt 2023.
Në vitin 2021, Vikhareva kandidoi për një vend në Dumën e Shtetit Rus në veri-lindje të Moskës. Sipas rezultateve të votimit elektronik, ajo humbi përballë kandidatit të Rusisë së Bashkuar Timofey Bazhenov.
Në vitin 2022, Vikhareva doli e gjashta në zgjedhjet komunale në distriktin Maryina Roshcha të Moskës. Në muajt e fundit para helmimit, ajo kishte qenë aktive në blogje dhe transmetimet mediatike.
Rruga Press