Bota

“Dhuratë” për Putinin, aktivistët çekë mesazh me raketahedhës kreut të Kremlinit

Ky është një raketahedhës “RM-70 Premysl”. Ai mund të qëllojë deri në 40 raketa në 90 sekonda dhe të ngarkohet me shpejtësi.

Bashkë me 365 raketa ai kushton 50 milionë korona.

Megjithatë, ai nuk është pjesë e paketës së ndihmave të qeverisë çeke për Ukrainën, por vetëm një produkt i disa njerëzve që kanë kontribuuar në ndërtimin e tij si pjesë e një koleksioni publik.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, ata menjëherë nisën të dërgonin para’ në llogarinë e ambasadës ukrainase, por më vonë të ardhurat u ngadalësuan.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

“Kjo është arsyeja përse ndërmorëm këtë nismë, të cilën e quajmë “Dhurojani Putinit” dhe filluam të bënim një fushatë mbledhjeje fondesh për armë të caktuara”, tha Martin Ondracek, menaxher i fushatës “Dhuratë për Putin”

Pjesët përbërëse të armatimit u blenë bashkë me armatime të tjera si dronë, municione dhe programe për trajnimin e specialistëve.

“Problemi është se çështja e vuajtjes së njeriut është agresioni ushtarak, i cili nuk mund të ndalet me fjalë, por me veprime”, u shpreh Dalibor Dedek, biznesmen.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Në një vit, mbi 120 mijë kontribuues kanë dërguar 442 milionë korona, ose mbi 18 milionë euro, ndihma në Ukrainë.

“Jam i kënaqur që njerëzit kanë dëgjuar për të dhe po dhurojnë para’, që situata në Ukrainë tregon se nuk mund të shkosh kundër trupave ruse me duart e zbathura. Në këtë aspekt, mbështetja e medias është shumë e dobishme”, tha Dedek.

Fushata “Dhurata për Putin” po vijon me sukses. Synimi i ardhshëm i saj do të jetë fondi për kujdesjen e ushtarëve të plagosur ukrainas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *