Lajme

Punonjësit 24.3% e ankesave për cenimin e marrëdhënieve të punës; Sektorët me informalitet

Problematikat që lindin në një marrëdhënie pune mund të jenë të natyrave të ndryshme por gjatë vitit 2022 më së shumti ka dominuar ankimimi mbi cenimin e marrëdhënieve të punës.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërorë raportoi se në total janë paraqitur pranë tij 779 ankesa për subjekte që kanë qenë ose jo në planin e inspektimit.

“Vihet re se 24.3% arsye e denoncimit lidhet me cenim të marrëdhënieve të punës ku përfshihen, mospagesë për punë të kryer ne ditët e festave zyrtare, për punë të kryer në orë shtesë, dhënie page jo nëpërmjet sistemit bankar.

Në 18.7% arsye e denoncimit lidhet me mospagesë e pagave të prapambetura, në 10.4% lidhet me ndërprerje të marrëdhënieve të punës në 6.9% arsye e denoncimit lidhet me mospagesë të kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” raportoi Inspektorati në raportin vjetor.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Nga ndërhyrja e institucioneve raporti nënvizon se kanë marrë zgjidhje plotësisht ankesat për punësimin e të miturve, 76 për qind e ankesave për mospagesë të pagave të prapambetura dhe 75 për qind e ankesave për cenim të marrëdhënieve të punës.

Ankesat që kanë shërbyer edhe si shkëndijë për inspektimet e bëra nga Inspektorati janë shoqëruar me masa për subjektet e gjetura në shkelje.

Kështu gjatë vitit të kaluar janë marrë masa administrative në 520 inspektime për shkak ankese ku në 22% është marrë masa kryesore dënim kryesor paralajmërim. Në 12% të tyre është marrë masa për pezullim të shkeljeve për marrëdhënie punës dhe siguri në punë dhe 6.2% masë administrative dënim kryesor gjobë.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Numër i lartë inspektimesh për shkak ankese vihet re në llojin e aktivitetit ekonomik të kategorizuar si “të tjera” ku janë 192 inspektime në të cilat janë kontrolluar marrëdhëniet e punës për 12,826 punëmarrës dhe janë konstatuar 21 punëmarrës informal.

Aktivitete Tregti Hotel-Bar-Restorante me 112 inspektime për ankesë në të cilat janë kontrolluar marrëdhëniet e punës për 2,182 punëmarrës dhe janë konstatuar 34 punëmarrës informal.

Aktiviteti Ndërmarrje Prodhuese me 112 inspektime në të cilat janë kontrolluar marrëdhëniet e punës për 13,938 punëmarrës dhe janë konstatuar 36 punëmarrës informal.

Në llojin e aktivitetit Ndërtim dhe pse nuk ka një numër të lartë ankesash në 34 të tilla janë konstatuar 32 punëmarrës informal të cilët nëpërmjet masës urgjente janë futur në skemën e sigurimeve shëndetësore 100% e tyre”, thuhet në raport./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *