Lajme

Asfalti për vota edhe në Sarandë. Bashkia tender 290 mijë euro, kriteret skualifikojnë katër kompani

Bashkia e Sarandës është institucioni i radhës që bën tendera për asfaltim rrugësh në kohë fushate dhe për më tepër me procedura problematike. Për rikualifikimin e dy rrugëve të qytetit me vlerë 290 mijë euro, institucioni që drejtohet nga Adrian Gurma ka skualifikuar 4 ofertat më të arsyeshme, ndërsa është vlerësuar me sinjalizimin Flamur i Kuq.

Saranda është bashkia e radhës e cila po bën tendera për rregullim rrugësh para zgjedhjeve dhe për më tepër duke skualifikuar ofertat më të arsyeshme.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Në fillim të muajit shkurt, institucioni që drejtohet nga Adrian Gurma, ka mbyllur prokurimin për rikualifikim dhe riveshje të rrugëve “Onhezmi” dhe “Adem Sheme”. 

Në prokurimin me vlerë 290 mijë euro kanë marrë pjesë në garë 5 kompani.

Katër ofertat më të arsyeshme janë skualifikuar për të shpallur fitues subjektin “Shëndelli” e cila kishte kërkuar sa 95% të vlerës së tenderit për të kryer punën për 120 ditë që nga nënshkrimi i kontratës, ndërsa punimet përkojnë gjatë fushatës zgjedhore. 

Të skualifikuar nga gara janë skubjektet “SHKELQIMI 07” që ka kërkuar 56 mijë euro më pak se kompania fituese”COBIAL” me 24 mijë euro më pak, “KALIVIOTI” me 25 mijë euro më pak dhe “SARK” me 7 mijë euro më pak se fituesi.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Bashkia e Sarandës i ka skualifikuar me arsyen se nuk kanë plotësuar kriteret e tenderit.

Por nga shqyrtimi që i ka bërë Open Procurment, tenderin e ka renditur në kategorinë e Flamurit të Kuq me arsyetimin e skualifikimit të operatorëve konkurrues përveç fituesit. /Ora news

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *