Lajme

Do të ndërtohej një supermarket. Arkeologët e Oksfordit zbulojnë vilën romake

Arkeologët e Oksfordit kanë zbuluar një vilë romake, e cila ka një mozaik mahnitës. Zbulimi ka ndodhur teksa po kryheshin gërmime për ndërtimin e një supermarketi në Buckinghamshire.

Arkeologët thanë se mozaiku ishte i përbërë nga pllaka të kuqe, të bardha dhe blu. Ky zbulim vlerësohet si i rëndësisë së madhe.

Lexo më shumë  Papa në G7: Mos lejoni që makinat të vendosin cili njeri do jetojë

“Për shkak të vendndodhjes ku do të bëhej ndërtimi, ne kishim parashikuar të gjenim mbetje romake, por një zbulim i tillë ishte totalisht jashtë pritshmërive tona. Të jesh në gjendje të ruash mbetje të tilla, tregon për një punë të shkëlqyer”, u shpreh menaxheri i projektit të zbatuar nga arkeologët.

Pavarësisht këtij zbulimi, projekti për ndërtimin e supermarketit do të realizohet, por pa cenuar mozaikun.

Lexo më shumë  E konfirmon Hajrulla Çeku, punimet në “Fadil Vokrri” po shkojnë drejt fundit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *