Lajme

Shqipëria e treta në botë, pas Brazilit e Perusë, për rreziqet fiskale nga kontratat koncesionare PPP

Shqipëria renditet e treta në botë pas Brazilit dhe Perusë për rreziqet fiskale, që burojnë nga ndërprerja e kontratave koncesionare me Partneritet-Publik-Privat (PPP) analizon një studim i fundit i Bankës Botërore “Zbutja e rreziqeve nga llogaritë jashtë treguesve fiskale”.

Banka vë në dukje se nga vendet në studim rreziqet fiskale nga ndërprerja e hershme e PPP-ve aktive janë më të lartat në Brazil, Peru dhe Shqipëri me referencë vitin 2020.

Rreziqet fiskale nga portofoli i PPP-ve llogaritet nga 0.87-2.78 për qind e PBB-së në Brazil, 0.44-1.19 për qind në Peru dhe 0,44–1,17 për qind në Shqipëri (shiko grafikun në fund).

Banka Botërore këshillon se këto shifra përfaqësojnë shumën, se sa për qind të PBB-së e vitit 2020, qeveritë duhet të lënë mënjanë sot si një fond emergjence për të mbuluar humbjen maksimale të pritshme gjatë gjithë periudhës së kontratave.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Ndërprerjet e parakohshme të PPP janë më të rralla se rinegocimet, por kostot e tyre fiskale priren të jenë më të mëdha. Në Meksikë, anulimet e rrugëve me pagesë krijuan një kosto të konsiderueshme për thesarin dhe ndikuan në rritjen e borxhit me 1.6 për qind të PBB-së në 1997.

Sakaq qeveria në Indi pagoi 2.4 miliardë dollarë për projektin e anuluar të energjisë “Dabhol” në vitin 2001.

Banka Botërore vlerësoi rrezikun e kontratave koncesionare PPP nëpërmjet tre skenarëve, të ulët, të mesëm dhe të lartë.

Në skenarin e ulët, qeveria mbulon 79.3 për qind të borxhit të PPP-së rast përfundimi të parakohshëm. Në këtë rast qeveria nuk mbulon humbjen e kapitalit të privatit, por vetëm kapitalin e vet në PPP.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Në skenarin e mesëm, qeveria mbulon të gjithë borxhin dhe kapitalin privat, duke garantuar kështu financimin total të projektit. Vlera është e barabartë shumën e investimit të akumuluar në PPP.

Në skenarin e rrezikut të lartë qeveria e kompenson privatin për 150 për qind e kapitalit që investoi në projekt, në përputhje me kushtet e kontratës të përdorura në disa vende, si India.

Banka botërore sugjeron se Shqipëria duhet të ruajë një kontigjencë në buxhet me vlerë 1.1 të PBB-së për të mbuluar problemet që mund të vijnë nga ndërprerjet e parakohshme të kontratave koncensionare me PPP.

Fondi i kontigjencës duhet të rishikohet çdo vit edhe në varësi të përfundimit të kontratave./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *