Qeveria franceze do të përballet me dy mocione mosbesimi
Qeveria franceze do të përballet me dy mocione mosbesimi më 20 mars, në kohën institucionet po përballen me kritika për shkak të reformës kundërthënëse për pensione.
Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, ka përdorur nenin 49.3 të Kushtetutës për të shtyrë përpara projektligjin, pa pasur nevojë për votim.
Që kur kjo ngjarje ndodhi javën e kaluar, mijëra persona kanë protestuar në Francë.
Mocionet e mosbesimit janë ngritur nga deputetët e qendrës dhe të ekstremit të djathtë, Tubimi kombëtar. Debati parlamentar do të mbahet më vonë gjatë të hënës.
Nëse kalojnë mocionet e mosbesimit, atëherë presidenti Emmanuel Macron, nuk rrezikon që të shkarkohet, por Qeveria rrezikon të bie.
Macron ose mund të emërojë një qeveri të re ose të shpërndajë Parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të reja.
Nëse nuk kalojnë mocionet, atëherë projektligji do të rrisë moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç.
Macron ka argumentuar se popullsia e vjetër e Francës bën që skema aktuale e pensioneve e shtetit të jetë e papërballueshme.
Por, këtë mendim nuk e ndajnë të gjitha grupet parlamentare.
Aleatët e Macronit janë pakicë në Dhomën e Ulët të Asamblesë Kombëtare, por që të kalojnë mocionet, atëherë e gjithë opozita duhet të bashkohet.
Partia Republikane e Francës ka 61 ulëse, dhe javën e kaluar lideri i kësaj partie, Erci Ciotti, tha se nuk do të mbështesë mocionet. Por, një zyrtar i lartë i kësaj partie tha se do të votojë për rrëzimin e Qeverisë.
Franca përveç protestave është përballur edhe me greva të punëtorëve të cilat pritet të vazhdojnë nëse rritet mosha e pensionimit.
Rruga Press