Bota

Putini në Ukrainë/ Ish-oficeri i inteligjencës britanike shpjegon “tri mesazhet” që Putini dëshiron të dërgojë me vizitën në Mariupol

Një ish-oficer i lartë i inteligjencës ushtarake britanike ka dhënë një vlerësim të tij rreth asaj se pse Vladimir Putin bëri një vizitë në qytetin ukrainas të Mariupol.

Bëhet fjalë për vizitën që besohet të jetë vizita e parë e presidentit rus në territorin e pushtuar në rajonin e Donbasit që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.

Kështu, duke folur për Sky News, Philip Ingram thotë se lëvizja dërgon “dy mesazhe”.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

E para, thotë ai, është se ai pretendon të tregojë se “nuk është i shqetësuar” që Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti për të, duke e akuzuar atë për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.

“Njëkohësisht ky është një mesazh edhe për presidentin e Kinës Xi Jinping, i cili do të vizitojë Moskën dhe Vladimir Putin nesër”, ka shtuar Ingram.

Mesazhi tjetër i tij është për “audiencën e tij të brendshme”, shpjegoi ai.

“[Putin është] duke thënë, unë jam lideri këtu. Kjo është pjesë e Rusisë dhe prandaj, me kënaqësi do të shkoj dhe do ta vizitoj”.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Vladimir Putin ka vizituar Mariupolin në udhëtimin e tij të parë në territorin ukrainas që Moska e aneksoi ilegalisht në shtator.

Televizioni shtetëror rus tregoi liderin rus duke u shfaqur rreth qytetit port jugor mbrëmë.

Ai mbërriti me një helikopter dhe udhëtoi nëpër disa rrethe të qytetit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, e cila citon Kremlinin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *