Bashkimi Evropian njofton konferencë për shtyp të Borrellit
Bashkimi Evropian ka njoftuar se së shpejti pritet që kryediplomati evropian, Josep Borrell do të mbajë konferencë për të treguar rezultatin e takimit në Ohër.
Takimi i sotëm për zbatimin e një propozimi të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka nisur sot paradite me takime të ndara të Kurtit e Vuçiqit me ndërmjetësit e BE-së, Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.
Ndërsa takimi trilateral, Kurti-Vuçiq-BE ka nisur pas orës 14:00 dhe ai po vazhdon ende.
Pas një pauze mbi një orëshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë rinisur bisedimet, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.
Bartësit e dialogut po diskutojnë në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.
BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, që synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare.
Rruga Press