Në mbrojtje nga Ministria Kulturës, varret Amantia pa roje natën
Në një intervistë për emisionin “Ora Verore” me moderatoren Feride Kuçi, Nuri Çobaj, është shprehur se varret Amantia në Vlorë, janë në mbrojtje nga Ministria e Kulturës, por megjithatë janë po roje natën.
Ai thotë se varret u zbuluan në gusht të vitit të kaluar dhe sipas tij brenda tyre janë gjetur monedha hde eshtra.
“Ky varr është zbuluar vjet në muajin gusht , nga instituti i momentit të kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Vlorës, kan punuar gati një muaj për zbulim e këtij, se ishte i gërmuar më para.
Gjatë gërmimit gjetëm eshtra dhe disa monedha. Ndërsa varri lartë me tullë ishte më i paprekur, ku gjetëm edhe eshtra të mëdha. Dy rradhët me tulla na e kanë prishur grabitësit. Është në mbrojtje të Ministrisë por natën nuk është e ruajtur. Jemi vetëm dy punëtorë, unë rri ditën ndërsa një shoku im rri natën.” /oranews/