Bota

Rusët po kontrollonin Bakhmutin por… i mbaruan municionet

Forcat ruse kanë pushtuar pjesën më të madhe të qytetit simbol të rezistencës ukrainase Bakhmut, por pikërisht kur dukej se flamuri verdheblu i Kievit do të zëvendësohej me atë rus, trupat e mercenarëve të Wagner duket sikur janë stepur.

Janë të shumtë të analistët që kanë vrojtuar ditët e fundit një tkurrje të sulmeve në qytetin e rrethuar.

Arsyeja kryesore mund të jetë pikërisht ajo për të cilin kreu i organizatës, Yevgeny Prigozhin, ka kohë që ankohet gjithmonë e më hapur, mungesa e furnizimeve me armë.

Lexo më shumë  “Përgatituni për luftë”, shefi i forcave të armatosura britanike lëshon paralajmërim të fortë teksa kërcënimi rus rritet
Situata në terren. Burim: Institute of War

Sasia e municioneve në betejën për qytetin në rajonin e Donjeckut ka nevojitur një sasi të jashtëzakonshme artilerie, absolutisht disproporcionale me rëndësinë e atij territori, dhe tani grupi Wagner ndodhet në vështirësi, madhe denoncon jo vetëm pamundësinë, por edhe një indiferentizëm nga Ministria e Mbrojtjes.

Për këtë arsyeje, orët e fundit grupi mercenar ka devijuar duke preferuar të pezullojë aksionet në qendrën e qytetit, për t’u përqendruar në disa operacione në fshatrat përreth më të lehta për t’u pushtuar.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina marrëveshje me 10 pika për mbrojtjen dhe armatimin

Sipas analistëve, në veçanti ato të amerikanes “Institute of War” që monitoron konfliktin nga dita e parë, marrja e qytetit është ende e largët, dhe rusët rrezikojnë të përballen me kundërpërgjigjen e ushtrisë ukrainase në javët në vijim, kur Kievi pritet të jete e pajisur edhe me armatimet perëndimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *