Lajme

Kurti: Të dërguarit të Gjermanisë, Manuel Sarrazin, i shpreha konstruktivitetin tonë për dialog thelbësor

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për dialog që çon në marrëveshjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një bisedë me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ai ka thënë se pala kosovare do të vazhdojë të jetë konstruktive.

“Para takimit të ardhshëm të nivelit të lartë në Ohër, bisedova me të dërguarin special të Gjermanisë, Manuel Sarrazin. Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv, kreativ dhe të përkushtuar për dialog të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve. E falënderova për rolin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lexo më shumë  “Zëri i UÇK-së” Rexhep Selimi edhe këtë përvjetor në sallën e gjyqit, së shpejti sjell ekspozitë nga Haga

Në Ohër, më 18 mars do të mbahet takimi mes Kurtit dhe presidentit serb, ndërmjetësuar nga përfaqësues evropianë. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, para takimit të 18 marsit Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin, ka porositur palët që ta pranojnë propozimin evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Borrelli ka thënë se takimi do të mbahet për të rënë dakord se si të zbatohet marrëveshja e propozuar nga Bashkimi Evropian.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Kurse, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktive dhe fleksibile. Ai tha se do të dëshironte që marrëveshja përfundimtare për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të arrihej këtë vit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *