Lajme

Përfaqësuesit politikë shqiptar të Luginës, kërkojnë të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian

Përfaqësuesit politikë dhe institucional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës po kërkojnë të drejtat e barabarta siç parashihen edhe për serbët në planin evropian.

Në dokument, në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.

Ata gjithashtu kanë kërkuar edhe ngritjen substanciale të monitorimit ndërkombëtar të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takoi Sir Geoffrey Nice, ish-prokurorin që ka udhëhequr ndjekjen penale kundër Millosheviqit

Në pikën e tretë në dokumenti, ata kërkojnë edhe “përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, me qëllim të barazimit të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me pozitën e serbë në Kosovë”

“Kërkojmë nga Qeveria e Serbisë zbatimin e të gjitha obligimeve të saj ndaj Luginës së Preshevës dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar”, thuhet në pikën e katërt të deklaratës së përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesit politikë e institucional shqiptarë.

Ata gjithashtu kanë deklaruar se e dënojnë shlyerjen e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që përkohësisht jetojnë jashtë vendit, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të kësaj praktike diskriminuese dhe kthimin e të drejtave të mohuara të këtyre familjeve shqiptare.

Lexo më shumë  Të  uniformuar dhe të armatosur, zbulohet urdhri që terroristët serbë u dhanë mysafirëve në hotelin “Rajska Banjska” ditën kritike

Deklarata përmbanë gjithsejtë shtatë pika në të cilat kërkohen të drejtat e shqiptarve që të jenë të barabarta sikurse të serbëve sipas planit evropian

Kjo deklaratë është nënshkruar nga përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të tri komunave të Luginës së Preshevës, deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Nacional shqiptar, Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, kryetar i PDSH-së, Ragmi Mustafa, këshilltari i Komunës së Medvegjës, Femi Beja. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *