Lajme

“Rrjedh i lirë përgjithmonë”/ Di Caprio reagon pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar

Aktori dhe aktivisti, Leonardo DiCaprio ka reaguar pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar. Ai e quan një ditë historike shpalljen Park Kombëtar Vjosën.

“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan Di Caprio.

Aktori është një prej personazheve publikë që ka lobuar shumë për ruajtjen e natyrës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *