Bota

130 deputetë të BE-së nënshkruajnë peticionin, taksë për super të pasurit që të reduktohet pabarazia

Më shumë se 130 eurodeputetë kanë nënshkruar një peticion për të krijuar një taksë për super të pasurit, me qëllim që të marrin pjesë në “tranzicionin ekologjik dhe social” . Iniciativa është ndërmarrë nga eurodeputetja franceze Aurore Lalucq dhe ekonomisti Gabriel Zucman.

“Atë që kemi mundur të arrijmë për shumëkombëshet, duhet ta bëjmë tani për të pasurit”, thonë ata. Eurodeputetët kërkojnë një taksim me 1.5 përqind për një pasuri prej 50 milionë eurosh. Ata propozojnë që niveli i saktë i taksës të vendoset “kolektivisht dhe në mënyrë demokratike”.

Lexo më shumë  Kreu i rrjetit Rybar, i lidhur me operacionet hibride ruse, arrestohet në Mal të Zi

“Propozimi ynë është i thjeshtë: të vendoset një taksë progresive mbi pasurinë e super të pasurve në shkallë ndërkombëtare për të reduktuar pabarazitë duke marrë pjesë në financimin e investimeve të nevojshme për tranzicionin ekologjik dhe social”, sqarojnë eurodeputetët.

Gjithashtu ata i bëjnë thirrje Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) që të nisin konsultimet dhe negociatat për këtë taksë globale. Nënshkruesit i kanë bërë thirrje edhe Bashkimit Evropian që të veprojë në këtë drejtim.

Lexo më shumë  “Çdo shtëpi serbe ka një Ratko”, Prokuroria malazeze urdhëron marrjen në pyetje të Knezheviqit për lavdërimin e Mlladiqit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *