Lajme

Inxhinieri Meçe: Pronat e ushtrisë i janë dhënë sipërmarrësve privatë me 1 euro

Inxhinieri Arben Meçe i ftuar në Euronews Albania tha se privatizimi i pronave ushtarake është shkelje e cila do kthehet në një nga çështjet kryesore të politikës shqiptare.

Ai ka thënë se janë dy vendime të Këshillit të Ministrave të cilat i kanë dhënë me 1 euro pronat e ushtrisë, të cilat përbëjnë një nga aferat më të rënda korruptive.

Ai ka shpjeguar me anë të hartës një nga këto raste të aferave.

“Flitet për 25.6 hektarë tokë, të cilat i janë dhënë me 1 euro dy sipërmarrjeve private në Shqipëri. Nëse do e shikonim në 25.6 hektarë që është njolla e kuqe, vetëm 4 hektarë është toka e ushtrisë. Nuk është e vërtetë se është privatizuar.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Privatizim do të thotë të kesh së pari një tender, të kesh blerje, por e gjithë kjo sipërfaqe është dhënë me një vendim të Këshillit të Ministrave me 1 Euro. Kush e mori iniciativën dhe kush e kërkoi.

Këta dy persona fizikë pronarë në Republikën e Shqipërisë kanë bërë kërkesën për zhvillimin e kësaj zone. Nëse do futemi në analizën e zonës do shikojmë një ngjyrë të kuqe dhe një ngjyrë të bardhë. Në hartë shohim edhe ngjyrë të bardhë që do të thotë pronarë legjitim tokash.

Një zhvillim i dhënë me ngjyrë të kuqe dy personave në një zonë ku 1.4 hektarë janë pronarë legjitim tokash vë në dyshim skemën se çfarë po ndodh këtu.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Por nuk mbaron menjëherë pas 3 muajsh shteti ka filluar aksionin më diabolik dhe më të poshtër të këtij procesi, të gjitha pronat që ju shikoni, 36 prona, avokati i shtetit me iniciativë nga Kryeministria, nga sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, zoti Agaçi kalojnë në proces gjyqësor dhe të gjitha këto prona futen në proces sekuestro-konservatire dhe për 36 prona shteti shqiptar ka hapur gjyq për t’i shpronësuar.

Ajo pjesë do shpronësohet dhe do i kalojë 2 personave me 1 euro. E gjitha kjo përbën një aferë të madhe”, tha për Euronews Albania inxhinieri Arben Meçe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *