Lajme

Trepça e Dibrës pa njerëz/ Fshati kishte dikur 85 familje, sot kanë mbetur vetëm 4

Emigrimi masiv po boshatis fshatrat në vendin tonë. Trepça në Dibër dikur kishte plotë 85 familje, ndërsa atje sot kanë mbetur vetëm 4 prej tyre! Banorët thonë se në fshat nuk është investuar pavarësisht se ai ka burime të shumta natyrore.

Rrugët në fshatin Trepçë të Dibrës janë bosh!

Shtëpitë janë të boshatisura, dhe në fshat zor se dëgjohet zë fëmije apo të riu!

Emigrimi masiv po i lë fshatit vetëm emrin, pasi njerëzit po ja merr!

Dikur në fshat kishte 85 familje, sot banorët thonë se kanë mbetur vetëm 4 pre tyre.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

“Kanë qenë 85 familje, ndrësa sot janë në fshat vetëm 4. Nuk kemi më familje që të ketë fëmijët këtu. Katër shtëpi i gjithë fshati. Arsyeja dihet, papunësia”

“Me një pension a dilet? Me 100 mijë lekë, ku ti marrim, askund nuk kemi ku t’i marrim. Kanë ikur fëmijët se nuk kanë çfarë të bëjnë këtu”

“Në këtë tokë dhe mbi këto troje banojshin mbi 300 njerëz. Largimi masiv i sotëm është i papranueshëm. Arsyet dihen: sepse fshati nuk ka subvencion, bujqësia po ashtu, blegtoria dhe pemëtaria nuk kanë subvencione”

I vetmi i ri në fshat është Blerim Dakja që vjen nga fshati Erebarë për të kryer punë bujqësie në Trepçë.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Blerim Dakja, banor i fshatit Erebarë: Vetëm unë kam mbetur nga të rinjtë dhe i ndihmoj fshatarët të bëjnë punët e fshatit, sepse pjesa tjetër janë larguar nga Shqipëria. Po me gjithë familjen merremi me punë, sepse mos të ishim në këto punët e blegtorisë do isha i detyruar të ikja jashtë shtetit dhe unë.

Shumë fshatra po mbeten të shkretë për shkak të braktisjes masive në vitet e fundit, ku të rinjtë e larguar po tërheqin edhe prindërit në vendet ku jetojnë./Ora news

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *