Kurti dhe shefi i EULEX-it bisedojnë për sigurinë në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të hënën shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigermark.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.
‘Ai u informua nga Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX”, thuhet tutje në njoftim.
Rruga Press