SHBA-ja armatos për herë të parë deri në “dhëmbë” përbindëshin e detit
Aeroplanmbajtësja më e re dhe më e përparuar amerikane, USS Gerald Ford, është armatosur deri në dhëmbë, për herë të parë me të gjithë kapacitetin e saj të disponueshëm.
Aeroplanmbajtësja do të marrë pjesë në stërvitjen e njohur si COMPTUEX. “Kjo stërvitje teston gatishmërinë e aseteve tona”, tha Kristi Johnson, zëdhënësi i flotës së dytë amerikane, për “Businessinsider”.
USS Gerald Ford është aeroplanmbajtëse e klasit të parë dhe më e avancuara e Marinës amerikane. Ajo ka një vlerë prej 13 miliardë dollarësh. Anija përfundoi në vitin 2013, ndërsa doli në det për herë të parë në vitin 2017.
Në këtë aeroplanmbajtëse është aplikuar teknologjia më e fundit. Ajo ka edhe ashensorë të avancuar që mund të lëvizin raketa dhe bomba në kuvertë dhe katapulta elektromagnetike që supozohet se janë të afta të lëshojnë avionë në një mënyrë shumë herë më efikase se teknikat e mëparshme me avull.
Rruga Press