Kreu i Grupit Wagner thotë se do të kandidojë për President të Ukrainës, njoftimi i tij ndërpritet disa herë nga bombardimet e fuqishme në sfond
Kreu i Grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin thotë se dëshiron të kandidojë për pozitën e Presidentit të Ukrainës në vitin 2024.
Lidhur me këtë rast, Anton Gerashchenko këshilltar i ministrisë së brendshme ukrainase i cili shpërndau edhe videon në Twitter të Prigozhin, tha se deklarimi i këtij të fundit synon të largojë vëmendjen nga ambiciet e tij politike në Rusi, ku ai ëndërron të vijë në pushtet dhe ndoshta të jetë pasardhësi i presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.
Në videon të cilin e kishte shpërndarë Gerashchenko, është Prigozhin ai i cili flet për planet e tij për të kandiduar për President.
Prigozhin said he wants to run for president of Ukraine in 2024
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) March 11, 2023
This statement is intended to divert attention from his political ambitions in Russia, where he dreams of coming to power and possibly being Putin's successors pic.twitter.com/sSGEXUUcDO
“Kam vendosur të kandidojë për President të Ukrainës në vitin 2024. Do të kandidojë për zyrë me Poroshenkon dhe Zelenskyn”, thotë ai në videon e cila u përkthye edhe në gjuhën angleze.
Por derisa Prigozhin po bënte të ditur këtë lajm ai ndërpritet vazhdimisht nga bombardimet e zhurmshme në sfond, ai madje disa herë ndalet pasi krisma e fuqishme ia hup koncentrimin.
Grupin të cilin e udhëheqë Prigozhin lufton tash e sa kohë krah Rusisë në Ukrainë, dhe së fundmi kanë qarkulluar tensione mes grupit mercenar dhe Kremlinit.
Rruga Press