Lajme

Shpëtohet një gjerman disa orë pasi kishte humbur në ujërat detare shqiptare

Një shtetas gjerman është shpëtuar nga Policia e Shqipërisë pasi kishte humbur në ujërat detare shqiptare për shkak të motit të keq.

Mjeti lundrues i tij është lokalizuar në grykëderdhje të lumit Vjosë, i ngecur në cekëtinë, ka thënë policia.

Sipas informatave të policisë, kapitenit të anijes i është dhënë ndihma e parë, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

“Pas marrjes së njoftimit nga Interpol Tirana, në kuadër të shkëmbimit të informacionit me zyrën homologe të Interpolit në Gjermani, se një shtetas gjerman, i cili ishte nisur me mjet lundrues veliere, nga Korfuzi në drejtim të Sllovenisë, kishte humbur kontaktet me familjarët e tij, gjatë drejtimit të mjetit lundrues në ujërat detare të Shqipërisë, menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën për kërkimin e mjetit lundrues dhe shpëtimin e shtetasit që e drejtonte atë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Kërkimi ka zgjatur disa orë, ndërsa tani policia po mundohet që ta tërheqë edhe mjetin lundures nga cekëtina për ta transportuar në portin e Vlorës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *