Bota

Britania e Madhe do t’i paguajë Francës gjysmë miliardi euro për t’i ndaluar emigrantët

Britania e Madhe do t’i paguajë Francës rreth 543 milionë euro gjatë tre vjetëve të ardhshëm për të ndihmuar në frenimin e valës së emigrantëve që mbërrijnë në Britani me anije.

Marrëveshja u njoftua të premten nga kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një samiti kushtuar rindërtimit të marrëdhënieve të tyre pas vitesh përplasjesh mbi Brexit – daljen e Britanisë nga Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ky ishte samiti i parë i dy vendeve, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe fuqive bërthamore, në pesë vjet.

Sipas marrëveshjes, Britania do të ndihmojë në financimin e qendrave të paraburgimit në Francë.

Të dy vendet ranë dakord gjithashtu të dërgonin zyrtarë nga agjencitë e tyre të luftimit të krimit në rrugët e përdorura shpesh nga kontrabandistët e njerëzve.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Paratë do të disbursohen në faza dhe francezët gjithashtu do të kontribuojnë me para.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *