Lajme

Qeveria e Kosovës vazhdon subvencionet për rrymën e kursyer

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e faturave të konsumatorëve që kursejnë energji elektrike, “do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në një njoftim të ardhshëm”.

Kështu iu përgjigjën zyrtarë të ekzekutivit pyetjes së Radios Evropa e Lirë se deri kur do të subvencionohen këto fatura, marrë parasysh paralajmërimet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për mundësinë e ngritjes së tarifave të rrymës, nisur nga data 1 prill.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Në bazë të vlerësimeve preliminare, tarifat mund të rriten për 14 për qind, thanë nga ZRRE-ja, megjithëse vendimi është ende në fazën e konsultimeve.

Nga Qeveria nuk u shprehën për ngritje apo jo të tarifave, duke thënë se “duhet pritur vendimi përfundimtar”.

Nga muaji shtator i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka subvencionuar faturat e konsumatorëve, të cilët kanë kursyer së paku 5 për qind të energjisë së konsumuar në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Këta konsumatorë kanë përfituar dyfishin e përqindjes së kursyer.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *