Parashikimi i motit: 14 korrik 2021
Mbizotërojnë kthjellimet dhe moti i nxehtë në të gjithë vendin, gjatë gjithë ditës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë me një tjetër rritje prej të paktën 2°C në mëngjes dhe mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 19°C në 40-41°C.
Era do të fryjë nga drejtimi jugor gjatë gjithë ditës, e lehtë gjatë paradites dhe mbrëmjes, por mesatare gjatë mesditës kur pritet që dallgëzimi në brigjet detare të ngjitet në 2-3 balle, më e dukshme në brigjet nga Durrësi në Himarë.