Bota

Rusët vrāńë ushtarin ukrainas teksa pinte cigare dhe ishte i paarmātosūr, reagon Zelensky: Ne do t’i gjejmë ata që e bënë

Një ushtar ukrainas u vra teksa ishte i paarmatosur dhe me cigare në dorë.

Pamjet e vrasjes së tij u bënë virale, ndërkohë që presidenti Volodymyr Zelensky është zotuar të gjejë trupat ruse që bënë këtë gjë.

“Ne do t’i gjejmë vrasësit,” tha Presidenti Volodymyr Zelensky vonë të hënën.

Sipas BBC, Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba bëri thirrje për një “hetim të menjëhershëm” nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Në video shihet ushtari ukrainas teksa pi cigare në një kanal. Ai thotë “lavdi Ukrainës” para se të qëllohej me automatik.

Një nga ushtarët rusë që nuk shihet në klip, dëgjohet më pas duke thënë “vdis”.

BBC nuk ka verifikuar se ku dhe kur janë bërë pamjet. Ajo u shfaq për herë të parë në rrjetet sociale të hënën.

As i burgosuri ukrainas i luftës (POW) dhe as vrasësit nuk janë identifikuar, por BBC ka mësuar se ai ishte në Brigadën 30.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Rusia nuk ka komentuar ngjarjen ndërkohë që Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë kanë akuzuar trupat ruse për kryerjen e krimeve masive të luftës, që kur Presidenti Vladimir Putin filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Rusia ndërkohë i mohon akuzat, duke e quajtur ndërhyrjen e saj në Ukrainë si një “operacion special ushtarak”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *