Bota

Prodhuesi gjerman i armëve: Jemi duke negociuar hapjen e një fabrike tankesh në Ukrainë

Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall, i cili ndër të tjera prodhon tanke Leopard, dëshiron të hapë një fabrikë tankesh në Ukrainë.

Këtë lajm e zbuloi vetë drejtori ekzekutiv i kompanisë gjermane Armin Papperger, raporton CNN.

Papperger, citohet nga Rheinische Post, se ka deklaruar se negociatat për ndërtimin e një fabrike të tillë janë në vazhdim dhe se një vendim mund të arrihet brenda dy muajsh.

Lexo më shumë  Trumpi paralajmëron për marrëveshjen me Iranin: Ose e shkëlqyer, ose nuk do të ketë fare

Një fabrikë do të kushtonte rreth 200 milionë euro dhe mund të prodhonte rreth 400 tanke në vit.

Drejtori ekzekutiv shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore mund të instalohen në fabrikë për të mbrojtur objektin dhe se një version i ri i tankut plotësisht digjital Panter mund të prodhohet në Ukrainë.

Rheinmetall është prodhuesi më i madh i armëve në Gjermani me rreth 25 mijë punonjës.

Lexo më shumë  Ambasada e ShBA-së i përgjigjet sulmit të Rusisë ndaj infrastrukturës civile në Kiev

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *