Lajme

Humbja e mostrave të gjākut në IML, nëna e Astrit Deharit: Për mua ka qenë vdēkjē e dytë e djalit

Nëna e të ndjerit Astrit Dehari, Xhemilja ka folur sërish për humbjen e mostrave të gjakut nga laboratorët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Në Debat Plus të RTV Dukagjinit ajo thotë se gjaku i Astritit ka qenë i përdorshëm pasi është marrë nga institute zviceran, por sipas saj ka qenë tronditëse humbja e gjakut nga IML.

“Këtë vit u dha lajmi se paskan humbur mostrat e gjakut. Unë them është vjedhur gjaku. Për mua personalisht kjo ka qenë vdekja e dytë për Astritin. Unë nuk e di si mund të konsiderohet ndryshe pos vdekje kur dikujt i vidhet gjaku”.

Lexo më shumë  Çmimet e derivateve në Kosovë më të ulëtat në rajon

Xhemile Dehari thotë se detajet e humbjes së këtij gjaku kurrë nuk i ka mësuar, por ajo thotë se ka disa pikëpyetje.

“A thua është kontrolluar ai gjak që nga dërgimi në Zvicër? A është kthyer ai nga Zvicra? U tha se në laborator kanë qenë tre veta që kanë emër e mbiemër. Prokurori thonë se i ka marrë në pyetje, por ne nuk kemi info pasi nuk jemi takuar pothuajse kurrë me prokurorin”.

Lexo më shumë  Serbët në veri do të pagujnë edhe ujin, KRU “Mitrovica” nënshkruan marrëveshje për shërbim, inkasim dhe faturim me 3 komunat e veriut

Nëna e Astrit Deharit thotë se ka pritur dorëheqje morale edhe nga punëtorët tjerë të IML pas humbjes së mostrave.

“Edhe pas atyre që kanë ndodhur, ato punëtore kanë guxim të shkojnë e të punojnë në ato laboratore, deklaroi tutje Xhemile Dehari.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *