Ukraina: Deri tani kemi vràrè 150 mijë trupa rusë
Ushtria e Ukrainës pretendon se që nga fillimi i pushtimit të vitit 2022 janë vrarë më shumë se 150,000 trupa rusë.
Në përditësimin e tij të fundit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se personeli i vrarë rus shkon në 150,605.
Sipas shifrave, vetëm ditën e kaluar u vranë rreth 715.
Së fundmi, Ukraina tha se në shkurt çdo ditë vriteshin mesatarisht 824 trupa rusë- një tregues i humbjeve të mëdha që forcat e Kremlinit po pësojnë në luftë.
Pjesa më e madhe e tyre janë në lindje, ku luftimet e ashpra vazhdojnë rreth qytetit Bakhmut dhe qytetit Vuhledar.
Të burgosurit e rekrutuar nga Grupi Wagner po dërgohen me trajnim dhe pajisje të dobëta, si dhe po vriten në një numër të madh.
Forcat ukrainase e kanë mbajtur Bakhmut-in për muaj të tërë, nën sulme të pamëshirshme.
Megjithatë, thuhet se situata është duke u përkeqësuar dhe ka diskutime nëse Ukraina do të tërheqë ushtarët e saj.
Gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, tha në fillim të kësaj jave se situata rreth Bakhmut-it ishte “jashtëzakonisht e tensionuar”.
“Megjithë humbjet e konsiderueshme, armiku hodhi njësitë më të përgatitur të sulmit të grupit Wagner, të cilët po përpiqen të thyejnë mbrojtjen e trupave tona dhe të rrethojnë qytetin,” shtoi ai.
Të dhënat për numrin e personelit rus të vrarë, të pretenduara nga Ukraina, nuk kanë mundur të verifikohen.
Rruga Press