Lajme

Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut bisedojnë për projektin e rrugës Prizren-Tetovë

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski zhvilluan një takim bilateral.

Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.

Lexo më shumë  Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën

Në komunikatën për media thuhet se në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *