Bota

Ukraina: Kemi rrëzuar 19 dronë luftarakë, 9 prej tyre ranë mbi Kievin

Forcat e mbrojtjes ukrainase kanë rrëzuar 11 dronë rusë mbrëmjen e djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Britanisë.

Kreu i administratës ushtarake të qytetit Serhii Popko bën me dije se nga 14 dronët e nisura nga Rusia, 9 prej tyre u rrëzuan mbi Kiev. Ndërsa të tjerët kanë rënë në Cherniv, në veri të Ukrainës.

Lexo më shumë  Franca, vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Ministria e Mbrojtjes tha se për shkak të trajektores së sulmeve, ka të ngjarë që ato të jenë nisur nga rajoni Bryansk i Rusisë perëndimore.  Sipas saj, Rusia është ende duke kërkuar të rimbushë furnizimin e saj me dronë të prodhuar nga Irani pas sulmit të fundit.

Ministria e Mbrojtjes raportoi në fundjavë se mungesa e aktivitetit të fundit të dronëve nga Rusia tregoi se ajo kishte mbaruar stokun e saj të armëve.

Lexo më shumë  Gjiri Persik në “alarm të kuq” për 24 orët e ardhshme, ShBA s’i ndal sulmet ndaj Iranit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *