Lajme

Rritet dukshëm numri i bizneseve dhe restoranteve që nuk shesin produkte me origjinë nga Serbia

Janë 13 pika të shitjes me pakicë në Kosovë dhe shtat lokale të restoranteve që nuk shesin produkte me origjinë nga Serbia.

Kështu thuhet në njoftimin e grupit “Mos bli prodhime serbe” që drejton fushatën “Besa, Besë”.

“Janë 13 pika të shitjes me pakicë me zero produkte serbe në Kosovë, ndërsa një pikë në Shqipëri. Po ashtu, janë 7 restorante që nuk e ofrojnë prodhime nga Serbia”, thuhet në njoftimin e grupit.

Lexo më shumë  “Rama ki kujdes, kjo rini tund malet”/ Fjalimi rrëqethës i mjekut që u bë viral: Duam Shqipërinë, Europa do të na presë! Nëse jemi të zotët e vetes s’ka derë që na mbyllen

Sipas afaristit Burim Piraj, kjo kampanjë ka ngritur vetëdijen e qytetarëve.

“Kjo është pasqyra e vetëdijesimit të popullit tonë! Zoti ju bekoftë!”, shkruan Piraj në përshkrimin e publikimit.

Po ashtu, aty thuhet se para nisjes së kësaj kampanje, më 24 shtator 2022, kishte ekzistuar vetëm një pikë që nuk kishte ofruar prodhime me origjinë nga Serbia.

“Besa, Besë” mori hov pas barrikadave të vendosura në komunat veriore të Kosovës. Aktive në rrjetin social Facebook, kjo iniciativë tashmë ka gjetur përkrahjen e shumë bizneseve, që kanë larguar produktet serbe.

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *