Bllokimi i një subjekti politik për t’u regjistruar është skandaloze
Nga Ervin Goci
Lexoj qe Gjykata pasi mban peng 622 mije votues te partise me te madhe opozitare në Shqiperi, refuzon pa asnje arsye dhe ne tejkalim te çdo afati dhe procedure ligjore dhe regjistrimin e subjektit me te ri, “Levizjes Bashke”.
Do thoni ju, e mo se levizje e re, kush e ve ne peshore. Po mire pse nuk ia njohin legjitimitetin? Si eshte puna? Pse i mohojne nje organizimi te ri politik qe te perfaqesohet?
Per pakujdesi? Fare! Thjesht, sepse nuk duan t’i lene hapesire veprimi. Jane kaq te terrorizuar, sa nuk duan asnje neper kembe.
Ajo qe po ndodh tani ne Shqiperi, shkon me shume drejt tentatives te tharjes se metejshme te hapesirave te pakontrolluara.
Gjithsesi kam besimin e jo thjesht mendimin, qe e gjithe shoqeria nuk futet dot ne xhep, mjafton qe nje segment i saj te geloje, ia vlen te luftohet.
Mbeshtes çdo perpjekje per t’u veteorganizuar dhe per te dhene alternative, aty ku njerezve u pritet gjuha.
Skandaloze, bllokimi i nje subjekti per t’u regjistruar!
Rruga Press