Lajme

Kèrcènòhet me jetë deputeti shqiptar i Luginës, Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social, Facebook.

Kamberi ka shkruar se kërcënimi i ka ardhur nga një person i panjohur.

“Sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejta për jetën time. ‘Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh diku. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde’ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger, nga personi Danijell Millkoviq”, ka shkruar Kamberi.

Lexo më shumë  Varfëria, Shqipëria ka koston më të lartë në Evropë për dietën ushqimore

Kjo është atmosfera në të cilën punojnë e jetojnë shqiptarët në Serbinë autoritare të Vuçiqit, shprehet deputeti Kamberi.

“Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiqit. Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat proqeveritare dhe deklaratat e shpeshta fyese të qeveritarëve serb. Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë  Rritet numri i vizitorëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet prej nga vijnë

Kamberi ka thënë se puna e tyre vazhdon dhe se nuk do të ndalen për shkak të kërcënimeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *