Biden: Do të ishte joracionale që Kina ta negocionte paqen në Ukrainë
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se do të ishte joracionale që Kina të negocionte rezultatin e luftës në Ukrainë, kur u pyet për planin e paqes të Pekinit për konfliktin.
“Putini po e duartroket, pra si mund të jetë mirë?”, ka thënë Biden për ABC News të premten.
“Ideja që Kina do të negociojë rezultatin e një lufte që është një luftë krejtësisht e padrejtë për Ukrainën, është thjeshtë joracionale”, ka shtuar presidenti amerikan.
Kina bëri thirrje për një armëpushim dhe bisedime paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë të premten, duke ofruar një propozim prej 12 pikash për t’i dhënë fund luftimeve.
Plani i Kinës u kërkon të dyja palëve të bien dakord për një de-përshkallëzimin gradual dhe paralajmëron kundër përdorimit të armëve bërthamore.
Volodymyr Zelensky ka përshëndetur planin e paqes të Kinës për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, por tha se do të ishte i pranueshëm vetëm nëse do të çonte në tërheqjen e trupave të Vladimir Putin nga i gjithë territori ukrainas i okupuar.
Presidenti ukrainas tha se “dëshironte të besonte” se Pekini ishte i interesuar për një “paqe të drejtë”.
Rruga Press