Lajme

Osmani: Lufta ka treguar se shpirti i popullit të Ukrainës është i pathyeshëm

“365 ditë vendosmëri dhe rezistencë e ukrainasve”. Kështu e ka nisur deklaratën presidentja e Republikës së Kosovës të premten kur është bërë 1 vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Duke e quajtur “luftë brutale dhe gjenocidale të Rusisë kundër Ukrainës”, Vjosa Osmani ka kujtuar jetët e humbura dhe shkatërrimin e madh që është shkaktuar që nga 24 shkurti i kaluar.

Lexo më shumë  Kurti: Ballkani Perëndimor stabilizohet vetëm kur të zbehet ndikimi rus

“Megjithatë përballë krimeve të tilla të tmerrshme, ne po ashtu kemi parë një komb që ngrihet me kurajë dhe vendosmëri për ta mbrojtur lirinë e tij dhe sovranitetin. Kjo luftë ka bashkuar botën demokratike, por mbi të gjitha ka treguar se shpirti i popullit të Ukrainës është i pathyeshëm. Pasi populli i Kosovës e di shumë mirë, brutaliteti dhe agresioni kurrë nuk mund ta pengojnë vullnetin e njerëzve për të qenë të lirë”, thuhet në deklaratën e Osmanit.

Presidentja ka shtuar se bashkë me botën demokratike, edhe Kosova, qëndron përballë tiranive dhe hegjemonive.

“E dimë se lufta e tyre është lufta jonë, dhe se triumfi i demokracisë, drejtësisë dhe lirisë në Ukrainë do të jetë fitore për demokracitë kudo në botë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *