Bota

Deklaratat e Putinit nxisin Perëndimin për sanksione të tjera

Aleatët kryesorë perëndimorë të Ukrainës janë angazhuar për më shumë sanksione ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin ekonomikisht Rusinë.

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se sanksionet nuk kishin sukses, duke u mburrur se Rusia ishte ekonomikisht e qëndrueshme dhe kishte inflacion më të ulët, në një fjalim të mbajtur mëngjesin e sotëm.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Pas këtyre deklaratave aleanca e G7 ku përfshihen; Britania e Madhe, SHBA, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia, thanë se do të vazhdojnë të imponojnë sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

“Ne do të imponojmë kosto të mëtejshme ekonomike për Rusinë, dhe për individët dhe subjektet, brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të vendeve.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *