KryesoreLajme

Opozitari serb, Sanduloviq: Rama dhe Vuçiqi korruptojnë ndërkombëtarët

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, dha sot një intervistë ekskluzive për emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV. Politikani serb foli gjatë për lidhjen e ngushtë mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

I pyetur në lidhje me nismën e Ballkanit të Hapur, ai tha: “Mos u bazoni shumë në shfaqje të tilla se këto dukuri kanë vetëm aparancën, sepse kjo është një lloj politike e kamufluar komuniste. Ka qenë dikur, vazhdon edhe sot, kështu që nuk duhet rënë pre e këtyre gjoja-mosmarrëveshjeve, të cilat nuk kanë asnjë bazë, nuk i shërbejnë asnjë qëllimi. Ju e keni parasysh, nëse mund të shprehem, se i pari i tyre është Putini dhe ai pikërisht i luan “fijet” në mënyrë që të krijohet një përshtypje sikur mund të kenë diçka midis tyre, kurse në fakt dihet synimi, është që të krijohet një situatë e nderë në Ballkan që nëse Putini fiton në atë luftë, ai të ketë mundësi që të realizohet ëndrra e vjetër shoviniste ndaj Kosovës. Do t’ju lutesha që të keni shumë kujdes për sa i përket një politike të tillë, sepse sa të jetë Vuçiçi president, është e pamundur që të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e Kosovës, sepse këtu është dora e tjetërkujt që i nxit këto gjëra, është dora e Putinit, vetëkuptohet, prandaj ju lutem shumë të mbani qëndrim dhe ta kini parasysh e të mos bini pre e një propagande të tillë, e cila nuk sjell asgjë të mirë, sepse Vuçiçi asnjëherë nuk do të pranojë të nënshkruajë, të pranojë pavarësinë e Kosovës”.

Jo vetëm kaq, por ai tha se Vuçiç dhe Rama njihen për korruptimin që u bëjnë perëndimorëve.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Lidhur me politikën e faktorit ndërkombëtar, cila duhet të ishte qasja e duhur për të pasur një tjetër raport midis Kosovës dhe Serbisë në gjykimin tuaj?

Nikola Sanduloviq: Unë mendoj se një pjesë të mirë të Parlamentit Evropian, vetë Vuçiqi e ka kompromentuar.

Politikani serb tha se sikur të vinte në pushtet, “veprimi i parë do të ishte që brenda 24 orëve do të pranoja pavarësinë e Kosovës”.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *