Bota

Vizita e Bidenit në Ukrainë ishte mesazh i qartë për Putinin

Vizita e fundit e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden në Ukrainë është e rëndësishme në kuptimin historik, që u realizua pothuajse një vit pas sulmit nga Rusia që kishte për qëllim rrëzimin e qeverisë dhe aneksimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Duke mos e përfillur Putinin, lideri amerikan takoi homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në pallatin presidencial përpara se të bëjë nderime për mijëra jetët e humbura të ushtarëve ukrainas që luftuan për të dëbuar pushtuesit rusë.

“Mirëmëngjes, zoti President”, ishte përshëndetja në anglisht që iu bë Bidenit nga Zelenskyy, kur ai doli nga një konvoi i automjeteve që e sollën në kryeqytetin ukrainas.

Presidenti i Ukrainës ka pritur tre kryeministra britanikë që ndodheshin në detyrë, që nga koha kur forcat ruse nisën luftën e tyre në shkallë të plotë më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Por kjo është hera e parë që presidenti i SHBA-së ka zgjedhur të bëjë një udhëtim për aty, i cili nuk është pa risk.

Kievi është shpesh objektiv i goditjeve të dronëve dhe raketave ruse, megjithatë Rusia do të dëshironte sigurisht të shmangte shënjestrimin e presidentit amerikan – një lëvizje që do të ishte e barabartë me një deklaratë lufte kundër SHBA-së.

Alarmet ajrore u ngritën në momentin kur Bideni dhe Zelenskyy vizituan një manastir me kupolë të artë në një shesh të madh në kryeqytet, ku tanket ruse të shkatërruara dhe mjete të tjera ushtarake janë vendosur në formë ekspozite.

Presidenti i SHBA-së vizitoi memorialin e të rënëve në luftë, ku u vendosën një kurorë amerikane dhe një ukrainase pranë njëri-tjetrit.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Simbolika e kësaj vizite është e rëndësishme, por edhe përmbajtja është e rëndësishme.

Presidenti Biden dëshironte të bënte të qartë me fjalët dhe premtimet e tij, duke përfshirë armë dhe municione të reja për Ukrainën, se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Kiev-in “për sa kohë që do të duhet”.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e dinë se Kremlini beson që koha është në favor të Rusisë, duke besuar se Perëndimi do të shpërqendrohet në prioritete të tjera ose do të dështojë të bëjë investimet ushtarake të nevojshme për të vazhduar furnizimin e ushtrisë ukrainase me aparaturë të nevojshme për të luftuar.

Duke vizituar Ukrainën vetë, me rrezikun që kjo paraqet, presidenti amerikan i dërgoi një mesazh të qartë Putinit, se mbështetja e Shteteve të Bashkuara është në nivelin më të lartë./SkyNews

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *