KryesoreLajme

Kurti: Imazhi i Kosovës sot më i miri që nga shpallja e pavarësisë

Prejse është shpallur pavarësia, 15 vjet më parë, Kosova nuk ka pasur imazh më të mirë se sot në botë. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti në një intervistë dhënë DW-së. Ai ka thënë se në këtë përvjetor po festohet me gëzim për sukseset, por edhe me dhembje për çmimin e lartë që ka paguar populli.

“Kosova njihet nga 117 vende anembanë botës dhe sot imazhi i Kosovës në botë është më i miri prejse e kemi shpallur pavarësinë”, tha Kurti, sipas të cilit, në dy vjetët e fundit Kosova ka avancuar 20 vende sa i përket luftimit të korrupsionit, sipas organizatës “Transparency International”.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

“Për herë të dytë jemi të parët në Ballkan sa i përket sundimit të ligjit, sipas ‘World Justice Project’ dhe gjithashtu kemi avancuar 17 vende sa i përket lirisë së medias. Rritje ekonomike katër për qind, pasi të hiqet inflacioni, eksportet janë rritur për 23 për qind, të hyrat tatimore 22 për qind, buxheti për 17 për qind dhe investimet e huaja për 44 për qind. Pra progresi demokratik dhe progresi ekonomik në Kosovë është evident. Kjo na bën edhe krenarë, edhe optimistë”, deklaroi Kurti.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

Intervistën e plotë mund ta gjeni KËTU:

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *