Lajme

Tërmeti që goditi Rumaninë u ndje edhe në Kosovë

Një tërmet prej 5.7 ballësh ka goditur Rumaninë të martën, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Sipas ueb-faqes të kësaj qendre, tërmeti kishte epiqendrën 73 kilometra në verilindje të Drobeta-Turnu Severin.

Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra nga sipërfaqja e tokës.

Dridhje të tokës nga ky tërmet janë ndjerë edhe në Kosovë.

Lexo më shumë  Ekonomia, peng i ndërtimit, mori 73.5% të investimeve të brendshme

Shemsi Mustafa, kreu i rrjetit sizmologjik të Kosovës, kërkoi që të mos shkaktohet panik te qytetarët, pasi Kosova nuk u godit nga tërmeti.

“Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë së liruar dhe përhapjes nëpërmjet valëve sizmike, kap distancë deri në 500 kilometra”, shkroi ai në Facebook.

Njoftimi për dridhje të tokës në Rumani, vijnë në kohën kur Turqia dhe Siria po përballen me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit që kanë marrë jetën e mbi 35.000 personave.

Lexo më shumë  Sveçla pas aksionet dy ditor të Policisë në veri të Kosovës: Rendi dhe ligji, sovraniteti e integriteti, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *