Dron i panjohur mbi Moldavi, mbyllet hapësira ajrore
Moldavia ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore.
Mediumi bjellorus “Nexta” raportoi të martën se mbi këtë hapësirë është hasur një dron i panjohur, duke shtyrë autoritetet moldaviane që t’i pezullojnë të gjitha fluturimet.
Kompania e fluturimeve “AirMoldova” shkroi në Facebook se fluturimet janë ndaluar, e pasagjerët do të njoftohen në kohë për rinisjen e fluturimeve.
Moldavia i ka ndaluar 12 shtetas serbë, me dyshimin se kanë planifikuar të kryenin puç nëpërmjet protestave të organizuara nga opozita, raportoi mediumi kroat “Index” të martën.
Rruga Press