Bota

Stoltenberg: Mjetet e paidentifikuara fluturuese model spiunazhi i Kinës e Rusisë

Shfaqja e objekteve fluturuese të paidentifikuara mbi qiellin e Amerikës së Veriut është pjesë e një modeli të shteteve autoritare si Kina e Rusia, që të rrisin aktivitetet e tyre vëzhguese kundër NATO-s, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

Stoltenbergu u ka thënë gazetarëve në Bruksel se kjo rritje e spiunimit përfshin rritjen e përdorimit të aftësive kibernetike, satelitëve e po ashtu balonave.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Stoltenbergu ka thënë se është me rëndësi që NATO ta ruajë vigjilencën mbi hapësirën e saj ajrore dhe ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të madh mes anëtarëve të inteligjencës së shteteve anëtarë të NATO-s.

SHBA-ja ka rrëzuar një objekt tjetër flutures të dielën, i katërti, që kur rrëzoi një balonë spiune që dyshohet se është kineze, më 4 shkurt.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Autoritetet amerikane kanë thënë se ende nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë tri objektet e fundit, të rrëzuar mbi Kanada, Alaskë dhe Michigan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *