Bota

Presidentja e Moldavisë: Rusët planifikuan grusht-shtet në vendin tonë, të përfshirë edhe ushtarakë serbë

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha sot se Rusia ka planifikuar të kryejë një grusht-shtet përmes protestave të organizuara nga opozita, duke infiltruar në mesin e protestuesve personel të trajnuar ushtarakisht nga vende si Bjellorusia, Serbia dhe Mali i Zi, shkruan 360 News duke iu referuar portalit moldav NewsMaker.

“Plani përfshinte sabotim dhe njerëz të trajnuar ushtarakë të maskuar si civilë, në mënyrë që të mund të kryheshin veprime të dhunshme, sulme ndaj ndërtesave qeveritare dhe marrje pengjesh”, tha Sandu në një konferencë shtypi, duke theksuar se kjo nuk ishte hera e parë që Rusia kishte tentuar të kryejë veprime të tilla në Moldavi.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“Raportet e dërguara tek ne nga partnerët ukrainas, tregojnë vendndodhjet dhe aspektet logjistike gjatë organizimit të këtij aktiviteti subversiv. Plani parashikon gjithashtu përdorimin e shtetasve të huaj për aktivitete të dhunshme”, shtoi presidentja moldave.

Sandu deklaroi se për të zbatuar këtë plan, Rusia kontaktoi disa forca politike brenda vendit, si Lëvizja rusofile për Barazi Socialo-Politike Republikane (SOR), veteranë dhe ish-agjentë dhe persona të njohur për lidhjet e tyre me Moskën, si ish-deputeti Vladimir Plahotniç.

Kjo nuk është hera e parë që raportohet për mercenarë serbë, që i janë bashkuar grupeve paramilitare ruse në operacione të ndryshme nëpër botë.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Madje shumë prej serbëve që i janë bashkuar ushtrisë ruse në luftë në Ukrainë, nuk kanë hezituar të publikojnë pamje nga fushëbeteja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *