Bota

Pamjet e rrëzimit të objektit fluturues mbi SHBA, F-16 shkrep raketën dhe shkatërron fluturaken e tretë të paidentifikuar

Pamjet e rrëzimit të objektit fluturues mbi SHBA, F-16 shkrep raketën dhe shkatërron fluturaken e tretë të paidentifikuar në liqenin e Michigan

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka rrëzuar edhe një objekt tjetër të paidentifikuar fluturues, kurse në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet ku shihet një “copëz” e zezë apo një pjesë e fluturakes që bie nga qielli.

Përfaqësuesi i shtetit të Michigan në Dhomën e Përfaqësuesve, Jack Bergman, një ushtarak i pensionuar, ka bërë të ditur se ka qenë në kontakt me kolegët e tij në Ministrinë e Mbrojtjes – duke theksuar se i është thënë se objekti fluturues është parë duke kaluar mbi liqenin Huron.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Ushtria ka rrëzuar një objekt tjetër fluturues mbi liqenin Huron”, shtoi ai, duke theksuar se çmon vendimin e qëlluar të pilotëve.

Sipas tij, ky objekt i paidentifikuar fluturues është rrëzuar nga një aeroplan i ushtrisë amerikane F-16, që shkrepi një raketë në drejtim të saj.

Në rrjetet sociale janë shfaqu pamjet e objektit të paidentifikuar fluturues duke u rrëzuar, e një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar nga Pentagoni.

Daily Mail raporton se akoma nuk dihet nëse bëhet fjalë për një balonë tjetër kineze që u përdor për spiunim, për faktin se Shtëpia e Bardhë ka refuzuar t’i drejtohet mediave derisa të mos bëhet mbledhja e mbetjeve të objektit dhe të analizohen në detaje.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Kujtojmë që të premten u rrëzua një objekt tjetër fluturues i paidentifikuar mbi Alaskë, e kryeministri kanadez Justin Trudeau mbrëmë vonë ka njoftuar se një objekt tjetër i tillë fluturakë është rrëzuar në hapësirën ajrore të Kanadasë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *