Lajme

Gjykata e Strasburgut merr në gjykim çështjen e Teatrit Kombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me lajmin mbi Teatrin Kombëtar, ku Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka pranuar gjykimin e çështjes sa i takon mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e shembjes së kësaj godine.

Në një reagim në rrjetet sociale Blushi thekson se ky është një lajm shpresëdhënës.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Një lajm shpresëdhënës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut për çështjen e Teatrit Kombëtar!

Pranohet kërkesa dhe kalon për gjykim çështja e mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e shembjes së këtij tempulli të rëndësishëm të artit dhe kulturës!

Mirënjohje “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, të gjithë artistëve jokonformistë, aktivistëve, qytetarëve dhe ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta të cilët mbrojtën, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare për një nga krimet më të rënda të Edi Ramës dhe Erion Veliaj ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike të Tiranës!

TEATRI KOMBËTAR, ATY KU ISHTE DHE ASHTU SIÇ ISHTE!”, shprehet Tedi Blushi në reagimin e tij.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *