Bota

162 fëmijë kanë mbetur vetëm në spitale pasi u nxorën nga rrënojat

Ministria për Familjen dhe Shërbimet Sociale e Turqisë ka raportuar se janë 162 fëmijë të pashoqëruar të cilët janë nxjerrë nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues në Turqi, i cili është përshkruar si “katastrofa e shekullit”.

Sipas ministrisë turke, 162 fëmijë janë nxjerrë nga rrënojat e tërmetit dhe trajtimi i tyre po vazhdon në spitale pa qenë të shoqëruar me një prind ose dikë të afërt, raportoi CNNTurk.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“162 fëmijë janë nxjerrë nga rrënojat dhe trajtimi i tyre po vazhdon në spital pa një person shoqërues. 101 fëmijë janë transferuar në njësitë relevante të ministrisë tonë pas trajtimit dhe janë nën përkujdes institucional. 18 fëmijë u janë dorëzuar familjeve pas identifikimit dhe verifikimit”, ka thënë ministria.

Viktimat në Turqi dhe Siri pas tërmeteve kanë arritur shifrën mbi 21 mijë.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *