Bota

Si e shmangu recesionin Gjermania?

Vitin e kaluar, ekonomistët parashikuan një recesion të ekonomisë gjermane, por kjo nuk do të ndodhë, ka vlerësuar Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHK).

Një faktor kyç është i ashtuquajturi kufizimi i çmimit të energjisë, tha të enjten CEO i DIHK, Martin Wansleben. “Situata u qetësua, por ekonomia nuk u ringjall”, tha ai.

Në vend të një recesioni të thellë prej tre për qind, DIHK pret që inflacioni të ulet deri në fund të këtij viti.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Tre të katërtat e kompanive vendase ende besojnë në rritjen e çmimeve të energjisë dhe lëndëve të para, sipas dhomës, duke iu referuar anketës së saj të rregullt me rreth 27 mijë persona juridikë.

Kompanitë, me ndërhyrjen e shtetit në tregun e energjisë, ishin ende në gjendje të bënin plane, edhe nëse llogarisnin në kosto më të larta, por më të parashikueshme. Megjithatë, për një rritje të qëndrueshme, investimet janë të nevojshme, paralajmëron Wansleben.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Qeveria gjermane ka rishikuar së fundmi parashikimin e saj ekonomik për vitin 2023 dhe tani pret rritje të brishtë të ekonomisë në vend të recesionit.

Që nga vjeshta, pjesa e kompanive që presin një vit në plus është dyfishuar në 16 për qind. 30 për qind janë pesimistë, krahasuar me 52 për qind tre muaj më parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *