Bota

U qëllua në kokë/ Vdès mercenari famëkeq rus

Igor Mangusev, një nga mercenarët rusë më brutalë në frontin ukrainas, vdiq në një spital ku po trajtohej pasi u qëllua në kokë.

Gruaja e tij tha se Mangusev ishte qëlluar nga një distancë e afërt dhe e përshkroi vdekjen e tij si një ekzekutim.

Mangushev, siç raportohet nga BBC, ishte kreu i një grupi anti-ukrainas, i cili vepronte në rajonin e Luhansk.

Ai ishte më parë në një grup neo-nazist dhe kishte themeluar një grup mercenar që ka luftuar kundër ukrainasve që nga viti 2014. Ai ishte gjithashtu një partner i themeluesit të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhinit, në strategjinë politike.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Igor Mangusev ishte shprehur më parë se Rusia nuk ishte në luftë me Ukrainën, por me një “shtet anti-rus”, kështu që nuk kishte rëndësi se sa ukrainas u vranë. Vitin e kaluar, në gusht, ai madje u shfaq në pamje me veprim çnjerëzor, duke mbajtur një kafkë për të cilën ai pretendoi se ishte e një luftëtari ukrainas që mbronte uzinën Azovstal në Mariupol.

Mangushev u qëllua disa ditë më parë në një postbllok në Kandyvka, një qytet ukrainas i pushtuar nga Rusia, në afërsi të vijës së frontit. Sipas informacioneve, ai është qëlluar me një plumb në pjesën e sipërme të kokës me kënd 45 gradë.

Nuk ka asnjë raport zyrtar për rrethanat në të cilat ai u godit, megjithëse vdekja është nën hetim.

Një tjetër ekstremist rus, Pavel Gubarev, tha se të gjithë e dinë se kush qëndron pas vdekjes së Mangusevit dhe se Prigozhini hesht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *